20 vjet vjedhje, Bankers Petroleum është një krim i pandëshkuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bankers Petroleum ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve që ditën që ka nënshkruar kontratën e parë me qeverinë. Sado të mundohen zërat lart e poshtë politikës për të justifikuar batërdinë që ka bërë kjo kompani, fakt mbetet se nafta si pasuri kombëtare është vjedhur dhe abuzuar historikisht dhe përpos kësaj, vjedhjet me taksat, deklarimet me humbje të kompanisë dhe marrëdhënia e Bankers me Albpetrolin janë gjithashtu abuzime skandaloze. Së fundmi, prokuroria ka vendosur të veprojë dhe të marrë masa ndaj administratorëve të kompanisë Bankers Petroleum. Se pse ky veprim ndodhi pikërisht tani, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Fakt është që prej 20 vitesh kompania ka vjedhur rregullisht shtetin shqiptar, por drejtësia dhe politika thjesht kanë mbyllur njërin sy. Pa parë dhe dëgjuar madje edhe problematikat e banorëve të Zharrëzës dhe zonave përreth që jetojnë me erën e tmerrshme të puseve dhe frikën për shembjen e shtëpive.

Një hetim që duhet të kishte nisur së paku dy dekada më parë ndoshta do të hedhë dritë mbi këto abuzime, shkruan VNA. Edhe pse duket e vështirë në kohën kur të gjitha qeveritë kanë përfituar dukshëm ose jo nga kompania Bankers. Që e veshur me petkun e kompanisë së huaj kanadeze dhe mbështetjes politike brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk ka pyetur shumë as për ligje dhe as për presionin e opinionit publik. Sepse kur t’i mbron krahët politika, vështirë se të gjen drejtësia. Dhe kur bëhet fjalë për politikën, duhet theksuar se çdo qeveri në këto 20 vitet e fundit e ka toleruar Bankers të mjelë pasuritë e nëntokës shqiptare e të vjedhë taksat tona.

Lexo edhe :  Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

As justifikimet e Sali Berishës dhe as heshtja e Edi Ramës nuk i shpëtojnë dot të dy nga përgjegjësia. Që me gjasë do mbetet jetimë për sa kohë hetimi mbetet ende në duart e prokurorëve të Fierit, ndërsa Bankers ka qenë po aty edhe 20 vite më parë. Të hetosh Bankers Petroleum do pak më shumë këlqe se një prokurori lokale. Me gjasë SPAK do të ishte struktura e duhur për t’i hyrë me rrënjë e themel abuzimeve shumëvjeçare. Në të kundërt, ky aksion do të mbetet thjesht një tentativë për të përlyer emrin e Bankers, kontrata e të cilit përfundon për më pak se dy vjet. Dhe për ta zëvendësuar atë me një tjetër kompani, që veç emrit nuk do ketë asgjë ndryshe në mënyrën e operimit me pasuritë e shqiptarëve.
Keqqeverisja 30-vjeçare ka pasur pasojat më të dëmshme pikërisht në këta sektorë, pavarësisht se mund të jetë folur pak apo aspak për to, shkruan VNA. Edhe më skandaloze bëhet situata kur “përzejnë” investitorët e huaj dhe, me një maskë patriotizmi, ua kalojnë investitorëve strategjikë shqiptarë. Nga minierat, te aeroportet, hidrocentralet, territori dhe tani së fundi kodrat e malet e Shqipërisë – të gjitha po bien pre e babëzisë dhe barbarizmit ekonomik. m.p.

Të fundit

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë dyshohet Njoftimi...

99% e të rinjve shqiptarë çdo ditë online, por të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të...

Të Qytetërohemi ose të Turpërohemi, mes Shkundjes dhe Përgjegjësisë

Nga Fejzo Subashi. Nuk ka pushtet të përkryer. As qeveri ideale. Por ka momente që nuk mund të kalohen në heshtje. Ky është një nga...

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të...

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja Deri në fund të vitit 1990, e gjithë toka e Republikës së Shqipërisë ishte pronë e shtetit – fakt juridik i konsakruar...

Lajme të tjera

Web TV