Ndërtuesit dhe bizneset që operojnë në këtë sektor presin që trendi i çmimeve në sektorin e ndërtimit të ulet në muajt në vijim.
Por ky është perceptimi i përgjithshëm, ndërsa vetë agjentët imobiliarë vërejnë se çmimet aktualisht mund të kenë një lloj stanacioni, por nuk shohin ulje.
Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Dori Krraba, e ftuar në “Money Report” konfirmoi se kërkesa për blerje pasurish të paluajtshme mbetet e lartë. Ajo theksoi se ka kërkesa nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për blerje në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
“Në fakt, në operoj, gjatë gjithë kohës në treg dhe nuk shoh ulje. Mund të kemi një stanacioni, një rritje. Nuk e shikojmë një ulje të çmimeve në treg. Kërkesa mbetet e lartë, sidomos në gjashtëmujorin e dytë të vitit pasi dhe vera shton kërkesat për investime në pasuri të paluajtshme. Kemi rritje kërkesave për shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të bërë blerja në Shqipëri”, tha ai.
Ajo theksoi se edhe zonat periferike në Tiranë kanë pësuar rritje çmimesh, për shkak të kërkesës.
“Në unazë janë rritur cimet me ritme të ndjeshëm. Kemi shtrenjtim të çmimeve edhe në zonat në periferi të Tiranës. Edhe qiratë janë në rritje, sepse kjo është një efekt zinxhirë, Nuk kemi ulje çmimesh, por ndoshta stanacion”, tha ajo.
Po ashtu ekspertja thekson se edhe të huajt po shikojnë bregdetin si zgjedhje e duhur për të bërë investime në prona.
“Polakët, ukrainasit dhe rusët blejnë pasuri më shumë në zonat bregdetare Shumë prej tyre vijnë të jetojnë, por një pjesë e shohin si investim”, tha ajo./e.t