Zyra Federale Kriminale Gjermane dhuron kompjuterë dhe monitorë për policinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA).

Donacioni u përshëndet gjatë një ceremonie të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Karlfried Bergner, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda falënderoi Ambasadorin dhe BKA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite dhe theksoi se pajisjet e dhuruara do të përdoren me përgjegjësi të plotë nga strukturat e specializuara, për përmbushjen me efikasitet të detyrave funksionale.

Nga ana e tij, Ambasadori Bergner nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve, në përballjen me sfidat e krimit të organizuar, si dhe siguroi vazhdimin e mbështetjes për Policinë shqiptare, përfshirë asistencën teknologjike dhe logjistike.

Donacioni me vlerë të përgjithshme prej rreth 100 000 euro përfshin pajisje të teknologjisë së lartë – kompjuterë të fuqishëm dhe monitorë profesionalë – të cilat do të përdoren nga Drejtoria e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit./e.t

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV