Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar për këtë “maratonë verore” të aktivitetit të tij në terren.
Më herët gjatë ditës së sotme, Edi Rama u rikthye sërish në Vlorë. Mëngjesi i të hënës e gjeti edhe njëherë në bashki, ku zhvilloi një takim me kreun e këtij institucioni dhe deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputetë të 11 majit.
Pas takimit me dyer të mbyllura, kreu i qeverisë doli sërish në terren për të parë nga afër nëse urdhrat e tij ishin zbatuar. Por sërish duket se e gjeti në gabim Ermal Dredhën dhe nuk nguroi që ta kritikonte.
Më pas doli para mediave për të shpjeguar aksionin që ka ndërmarrë që siç tha po bëhet për të zgjuar nga gjumi autoritetet lokale. Para gazetarëve në Vlorë, kreu i qeverisë kërkoi angazhimin e të gjithëve, ku sipas tij edhe deputetët duhet të jenë më shumë të angazhuar.
Zaptimi i hapësirave, parkimet dhe uji ishin kryefjala e problemeve sipas Ramës. m.p.