A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e vitit 2029.

Salianji tha se ka një pengesë që është moszbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe se ka një falsifikim të shortit për përzgjedhjen e trupës gjyqësore që shqyrtoi rekursin.

Salianji u shpreh se do të jetë aktiv dhe në komunikim të herëpashershëm ndërsa shtoi se i është drejtuar SPAK për të zbardhur çështjen dhe përgjegjësit për trupën gjyqësore që u vendos pa short. Sipas tij, trupa gjykuese u caktua nga Fatmir Xhafaj.

“Do kemi komunikime të herëpashershme. Do jem aktiv. Jam përpjekur të jem edhe me komunikime nga burgu. Nuk është e njëjta gjë. S’ka të krahasuar fushata elektorale me letra me shkrim nga burgu. Ka një pengesë, moszbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Po e them nëse nuk është bërë lajm. Gjykata e Lartë ka bërë një falsifikim të shortit për të përzgjedhur trupën gjyqësore që shqyrtoi rekursin tim.

I jam drejtuar SPAK të hetojë për këtë çështje për të gjetur përgjegjësit dhe arsye pse duhej hequr një trupë gjyqësore e caktuar me short elektronik dhe u caktua një trupë tjetër që u caktua me miqësi dhe jo me short, miqësi e Fatmir Xhafajt me kryetarin aktual të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Nuk e fshehin as në publik apo festa. Në këtë kuptim është jo vetëm shkelje, por çdo shkelje e garantuar me kushtetutë. Vendimet e Gjykatës së Lartë duhen zbardhur brenda 60 ditëve. Kanë kaluar mbi 100 ditë. Nuk e bëj këtë betejë për të qenë vetëm deputet.”-tha Salianji. m.p.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV