Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë, Nigel Farage po ngjitet fuqishëm në sondazhe, duke regjistruar shifra rekord për partinë e tij Reform UK.

Sipas sondazhit më të fundit të institutit të njohur More in Common, nëse në Britani do të votohej sot, Farage do të fitonte bindshëm, duke siguruar një numër historik mandatesh në parlament.

Sondazhi, që përfshin më shumë se 10 mijë britanikë, është kryer bazuar jo mbi përqindjet kombëtare, por mbi 650 zonat elektorale të sistemit britanik “First Past the Post”, ku fituesi merr gjithçka.

Farage do të siguronte sot 290 deputetë, plot 284 më shumë se aktualisht, pas zgjedhjeve të 4 korrikut, edhe pse partia e tij ka pasur tronditje: një nga deputetët, Rupert Lowe, është përjashtuar për protagonizëm të tepruar, ndërsa James McMurdoch është pezulluar pasi po hetohet për afera të lidhura me Covid-in.

Partia e Farage do të dominonte në Midlands, në qendër, në veri dhe në lindje të Anglisë, por edhe në Uells.

Ai nuk do të arrinte shumicën absolute (e cila kërkon 325 mandate), por do të ishte shumë pranë një objektivi të paimagjinueshëm deri pak muaj më parë. Në këtë skenar, do të nisnin negociatat për formimin e një qeverie koalicioni me shumë mundësi me konservatorët, pavarësisht se një pjesë e madhe e krahut qendror të tory-ve është rreptësisht kundër bashkëpunimit me Farage.

Ai mbetet një kërcënim për të gjithë, por veçanërisht për Starmerin, i cili prej javësh ka nisur ta sulmojë personalisht.

Sipas sondazhit, Liberal Democrat-ët, pavarësisht skandaleve të viteve të fundit, do të ngriheshin nga 9 në 42 deputetë, edhe për shkak të rënies së mbështetjes për Labour, që vetëm një vit më parë kishte rikuperuar pjesën më të madhe të vendit.

Lexo edhe :  Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Përveç karizmës së tij si “tribun i popullit dhe i pubeve”, Farage po shfrytëzon frymën populiste dhe anti-“woke” që ndan me mikun e tij, Donald Trump. Por mbi të gjitha, ai po godet dështimet e qeverisë Starmer në luftën kundër imigracionit të paligjshëm.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, mbi 20 mijë emigrantë kanë zbarkuar në brigjet angleze, një rritje me 48% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s. Një situatë e vështirë për Starmerin, i cili jo vetëm që e anuloi planin për deportimin e emigrantëve në Ruandë, por nuk ofroi asnjë alternativë konkrete në vend të tij.

Ndërkohë, Farage premton një qasje radikale: të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare për refugjatët dhe të drejtat e njeriut dhe të kthejë mbrapsht emigrantët që mbërrijnë nga kanali i La Manshit – premtime që për momentin duken të parealizueshme.

Viti i parë i Starmerit ka qenë zhgënjyes, pavarësisht shumicës dërrmuese që siguroi në zgjedhjet e 5 majit 2024. Qeverisjen e nisi me një menaxhim korrekt të trazirave racore pas masakrës në Southport gjatë verës, por më pas e humbi gradualisht mbështetjen dhe besimin e britanikëve.

Kjo ndodhi jo vetëm për shkak të imigracionit, por edhe për problemet ekonomike dhe kthimet mbrapa në politikat e mirëqenies sociale, ku Starmer u përpoq të ndërmerrte reforma, por u tërhoq pas presionit të majtë të partisë, që kundërshtoi çdo lloj shkurtimi për të varfrit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Për pasojë, sipas sondazhit të More in Common për Sunday Times, 72% e britanikëve mendojnë se qeveria Starmer është po aq kaotike sa ajo e mëparshme, ndërsa 37% e kësaj mase e konsiderojnë edhe më të çorganizuar se ajo e konservatorëve.

63% besojnë se Starmer nuk ka kontroll mbi partinë e tij, dhe 80% kanë frikë se taksat do të rriten.

Mesatarisht, në një shkallë nga 1 në 5, qytetarët i japin qeverisë Starmer një notë vetëm 2. Ndërsa vetë kryeministri ka arritur nivelin më të ulët historik të popullaritetit, -40 (diferenca mes atyre që e vlerësojnë pozitivisht dhe negativisht).

“Është një përvjetor shumë i trishtuar për kryeministrin,” tha drejtori i More in Common, Luke Tryl./kb

 

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV