Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët e Breidablik.

Në minutën e 18-të, rrogozhinasit një shans shumë të mirë për të gjetur golin, por pa sukses. Fillimisht Regi Lushkja dhe më pas Kastriot Selmani nuk u treguan të saktë. Pjesa e parë, edhe pse u dominua nga të besuarit e Edlir Tetovës, u mbyll në barazim pa gola.

Fillimi i pjesës së dytë foli sërish për rrogozhinasit, të cilët shpërdoruan disa raste me Bakayoko, duke mos arritur dot t’i konkretizonin me gol. Në minutën e 74-t, Poçi iu afrua shumë golit, por goditja e tij e fortë u ndal nga traversa.

Mundi i rrogozhinasve do të shpërblehej në minutat shtesë, ku gjetën golin me blerjen e re, Ildi Gruda. Shkodrani dërgoi topin në rrjetë, duke ngritur “peshë” gjithë stadiumin. Egnatia fiton 1-0 dhe shkon me avantazhin e një goli në ndeshjen e kthimit, pas një jave në Islandë.

Drita, kampione e Kosovës, ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Differdange, ekipit nga Luksemburgu, në duelin e parë të vlefshëm për eliminatoret e Champions League. Goli i sulmuesit Arb Manaj, në minutën e 73, vendosi këtë përballje, shkruan A2.

Drita dominoi nga fillimi në fund takimin, duke regjistruar plot 7 gjuajtje në kuadrat kundrejt 1 të skuadrës mike. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 jave, në Luksemburg, aty ku kampionët e Kosovës shkojnë me avantazh. m.p.

Të fundit

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV