Granit Xhaka “tradhton” Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Granit Xhaka është drejt kalimit në Serie A, por jo te Milani. Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm midis futbollistit zviceran dhe klubit kuqezi, por muri i ngritur nga Bayer Lerverkusen padyshim i ka komplikuar diskutimet deri në atë pikë sa i ka zbehur ato.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Milan-i mbetet vigjilent ndaj 32-vjeçarit, i cili megjithatë duket i destinuar të veshë fanellën e një tjetër ekipi të madh të Serie A.

Sipas Tuttosport, emri i Granit Xhakës është shfaqur edhe për mesfushën e Juventusit. Bardhezinjtë mund të fidojë Milan-in në garën për Xhakën, edhe nëse Djalli duket se është tërhequr pas “jo”-ve të vazhdueshme nga Bayer Leverkusen.

Zonja e Vjetër mund të këmbëngulë pak më shumë te mesfushori zviceran, falë nevojës për të përforcuar mesfushën me cilësi dhe eksperiencë.

Qoftë Milani apo Juventusi, pozicioni i Aspirinave nuk ndryshon: Xhaka nuk është në shitje, dhe për këtë arsye ose shkruhet një çek prej të paktën 18 milionë eurosh (minimumi 15), ose mesfushori nuk largohet nga Gjermania, edhe sepse pavarësisht presionit të Milan-it në javët e fundit, ai kurrë nuk ka treguar dëshirën për t’u larguar. m.p.

Të fundit

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni nuk ka gjasa të...

De Bruyne te Napoli merr numrin e legjendës Maradona! Presion për belgun?

Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin 2025-2026, me përforcimin e ri, Kevin De Bruyne, që i është bashkuar skuadrës për testet fizike së bashku...

Lajme të tjera

Web TV