“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht 2025.

Nga kjo datë do të hyjnë në fuqi tarifat edhe për vendet e tjera. Trump ka theksuar se do t’i rrisë me tej tarifat nëse vendet do te kundërpërgjigjen me taksa shtesë për importet nga Shtetet e Bashkuara.

Lidhur me këtë, Trump u ka dërguar letra udhëheqësve të shteteve përfshirë edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në letër qe e nis me fjalët, i dashur Z.President, Trump thotë se shtetet e bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me Serbinë, pavarësisht deficitit të konsiderueshëm tregtar me këtë vend.

Sipas Trump, tarifa e re do të mundësojë një tregti më të drejtë e të balancuar, edhe pse siç theksohet, ajo mbetet shumë më e ulët se sa tarifa e nevojshme për të eliminuar deficitin tregtar. Më herët në prill, Trump pati vendosur 10% tarifë për importet nga Kosova. m.p.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV