Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, pas lirimit nga qelia, tha se dënimi i tij ishte politik.
“Burg politik prej 10 muajsh, u ktheva në të njëjtën sallë në të cilën bëra demontimin e famshëm, një prej denoncimeve më efektive që ka bërë opozita dhe PD, ku brenda ditës pas denoncimit të vëllait të ish ministrit të brendshëm për trafik droge, u dorëzua tek autoritetet italiane i dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim dhe me mbrojtjen politike të Ramës dhe Xhafajt vazhdonte të ishte i lirë në Shqipëri”.
“Nga këtu nisi konferenca, në mbrojtje të interesit publik dhe tani rikthehem pas 10 muajsh, siç ua premtova nga kjo seli, ku nisa për t’u vetëdorëzuar dhe për të kryer dënimin politik, sot ja ku jemi përsëri me të njëjtat sëmundje që ka Shqipëria, me një Shqipëri e cila edhe me dënimin tim nuk pati ndonjë benefit, por regres në demokraci. Pas 30 e kusur vitesh, Shqipëria për herë të parë dënon politikisht për agjitacion dhe propagandë”. m.p.