Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis edhe në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në qytetin e Durrësit. Efektivë të Policisë Bashkiake janë parë pasditen e së hënës në bulevardin “Epidamn”, ku kanë ndërhyrë për të liruar hapësirat publike të zëna nga subjektet private që ushtrojnë aktivitet tregtar.

Gjatë aksionit, janë larguar një pjesë e tavolinave, karrigeve dhe çadrave që bizneset kishin vendosur mbi trotuare. Ky operacion synon të rikthejë hapësirat publike në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve, dhe duket se vjen si vazhdimësi e direktivave të dhëna nga kryeministri Rama pak ditë më parë në Vlorë.

Kujtojmë se gjatë vizitës atje, Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, duke i konsideruar përgjegjës për situatën e krijuar në qytetin bregdetar. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e Bashkisë së Durrësit, por burime zyrtare bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit./kb

Të fundit

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje sigurie. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV