Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren , por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.

“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth, ku strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e merr edhe në mbrojtje. Këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet logjikë, në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një organ themelor të zbatimit të ligjit, përkthehet në dëme shumë të mëdha për komunitetin, individët, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit. Çfarë imazhi është ky në sytë e atyre qindra turistëve që dje edhe sot në Theth shikojnë fadromat, që shkojnë atje për të pastruar plagën e hapur nga një individ totalisht i papërgjegjshëm, që ka kryer krim të shumëfishtë atje dhe që ende tani që flasim nuk dihet kush është sepse prokurorja Gjeli, e ka lënë të lirë duke mos vendosur mosfillimin e çështjes, dmth ka vendosur të mos bëjë asnjë hetim”, tha Rama./kb

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV