Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 1990. Të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë për një përhapje të shpejtë të sëmundjes shumë ngjitëse, e cila dikur konsiderohej e eliminuar në SHBA.
Fruthi është përhapur në 38 shtete dhe në Distriktin e Kolumbias, me 3 viktima dhe 155 persona të shtruar në spital. Sipas CDC-së, 92% e rasteve janë tek persona të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi. Teksasi është shteti më i prekur, me mbi 700 raste./kb