Sistemi i drejtësisë në rrugën e duhur, Spiropali: SPAK e GJKKO, model

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit mbi “Vlerësimin e Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është larg nga perfeksioni, por po ecën në rrugën e duhur, falë reformave që e kanë çliruar atë nga ndikimi politik i mëparshëm dhe kanë luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Ajo vuri në dukje rolin thelbësor të Kuvendit si garantues i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, të cilat jetësuan reformën në drejtësi dhe siguruan pavarësinë e institucioneve si SPAK dhe GJKKO, që sot shihen si modele për sistemin gjyqësor shqiptar. Spiropali theksoi se progresi nuk është i lehtë dhe kërkon luftë të vazhdueshme për të fituar betejat e përditshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës. SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë”, tha Spiropali.

Kryetarja falënderoi gjithashtu Ambasadën e Holandës dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre në këtë proces dhe nënvizoi rëndësinë e pavarësisë dhe llogaridhënies si dy parimet kyçe për funksionimin e drejtësisë. Ajo theksoi se Kuvendi do të mbështesë pa kompromis SPAK-un dhe organet e tjera të sistemit të drejtësisë, duke garantuar burime financiare dhe legjislacionin e nevojshëm për pavarësinë e tyre.

Lexo edhe :  Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Në përfundim, Spiropali theksoi se ndërtimi i një sistemi drejtësie me standarde europiane është misioni kryesor, i cili do të fuqizojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe do të sigurojë drejtësi të shpejtë, të drejtë dhe të paanshme për qytetarët shqiptarë./E.T

Të fundit

Netanyahu dhe strategjia e zvarritjes: Si e përdor krizën për të qëndruar në pushtet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përballë një koalicioni të brishtë dhe krizash të njëpasnjëshme politike, po ndjek një strategji të...

Zjarr i pakontrolluar në Dimal/ Flakët afër banesave, banorët në panik

Një zjarr është regjistuar në Dimal. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Sipas raportimeve paraprake situata është jashtë kontrollit. Nga flakët rrezikohen disa banesa. Në ndihmë të zjarrfikësve...

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

Nga Lutfi Dervishi Këshilltar për burimin e ujit, që të ruajmë origjinën shqiptare të ujit Këshilltar për basenin e ujit. Këshilltar për klorifikimin. Këshilltar për tubat kryesorë. Këshilltar për...

‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

Amendamenti i Ministrisë së Imigracionit për pezullimin tremujor të kërkesave për azil për emigrantët që hyjnë nga Libia dhe Afrika e Veriut u miratua...

Rama paralajmëroi reformë të re territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar konferencën e radhës me gazetarët ditën e sotme nga selia blu. I pyetur në lidhje me deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV