Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një proces të nxitur më shumë nga inati personal i ish-ministrit Fatmir Xhafaj sesa nga drejtësia e mirëfilltë.

Sipas saj, dënimi i Salianjit nuk përfaqësonte një veprim të drejtësisë së pavarur, ndërsa theksoi se GJKKO nuk ka pasur asnjë rol në lirimin e tij.

Gjikondi kritikoi gjithashtu faktin që figura të rëndësishme si Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Lefter Koka ndodhen ende jashtë burgut, ndonëse ndaj tyre ka hetime për vepra penale të rënda, duke theksuar nevojën për barazi përpara ligjit. Sa për Sali Berishën Gjikondi tha se ai “nuk zhgënjen kurrë”, sipas saj ai është njeriu më antishtet dhe antiligj.

Gjyqi ndaj Salianjit ka qenë më shumë një këmbëngulje personale e zotit Xhafa. Nuk është se është Salianji është kampion i falsifikimit apo mashtrimit, mendoj se zoti Xhafa me personat qe ka arriti që të dënonte Salianji. Ishte më shumë një inat i Xhafës se sa një ndëshkim i mirëfilltë i drejtësisë. Nuk ka pasur GJKKO asnjë ndikim në lirimin e tij. Të mos harrojmë që Meta, Veliaj, dhe Lefter Koka që kanë kërkuar lirim, kanë qenë dhe janë në hetim, nuk janë mbyllur dosjet. Veprat penale për të cilat ata akuzohen janë të rënda, duhet të mësohemi me ata që janë brenda dhe të gjithë duhet të jenë brenda. Shqipëria për këtë ka vuajtur, që njerëzit më të korruptuar kanë qenë jashtë, të gjithë duhet të jenë brenda. Berisha nuk zhgënjen, është njeriu më antishtet. Berisha është gjithmonë me antiligjin”, tha Gjikondi./kb

Të fundit

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV