Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një lidhje të re direkte ndërmjet dy kryeqyteteve.

Kjo linjë e re zgjeron aksesin e Shqipërisë drejt Lindjes së Mesme dhe tregon rritjen e interesit për vendin tonë si një destinacion turistik dhe bashkëpunues në rajon.

Avioni u ul në TIA në orën 08:00 dhe u prit me një “shower salute” tradicional, i ndjekur nga një ceremoni mikpritjeje e organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Pasagjerët u shërbyen me ëmbëlsira tradicionale shqiptare, ndërsa ekuipazhi i Jordan Aviation u mirëprit me buqeta lulesh.

WhatsApp Image 2025-07-09 at 14.44.11

Një ceremoni zyrtare e prerjes së shiritit u zhvillua pranë avionit, ku morën pjesë përfaqësues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Jordan Aviation për të përkujtuar hapjen e kësaj linje të re ajrore.

WhatsApp Image 2025-07-09 at 14.44.58

“Kjo linjë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe përkushtimi të vazhdueshëm nga ekipet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Jordan Aviation,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. “Ajo i përgjigjet kërkesës në rritje për tregje të reja dhe forcon rolin e TIA-s si një urë lidhëse mes Evropës dhe Lindjes së Mesme.”

WhatsApp Image 2025-07-09 at 14.44.19

Hamzeh Alkhashman, zëvendës CFO i Jordan Aviation, shtoi: “Hapja e fluturimeve drejt Tiranës është një zhvillim me rëndësi për kompaninë tonë. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një zgjedhje të preferuar për udhëtarët jordanezë, dhe ne besojmë se kjo linjë do të japë rezultate pozitive për të dy vendet.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mban rekordin për rritjen më të lartë të lidhjeve ajrore në rajon, sipas të dhënave të ACI Europe. Nëpërmjet partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe investimeve të vazhdueshme, TIA vijon të zgjerojë rrjetin e destinacioneve dhe të përmirësojë përvojën e udhëtimit për të gjithë pasagjerët./e.t

Të fundit

Pushime makthi për pasagjerët e një krociere, 140 persona të helmuar

Një udhëtim njëjavor turistik me anije nga Los Angeles drejt Meksikës është kthyer në një makth për 140 persona...

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në sfondin e pretendimeve të përsëritura...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Lajme të tjera

Web TV