Nga ARTUR AJAZI
Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me vonesë (pasi një kryeminister nuk mund të merret me të gjitha) aksionin i nisur në Vlorë, duke vazhduar në çdo qytet, është mirëpritur nga mbi 90 per qind ë qytetarëve.
Lirimi i hapësirave të gjelbëruara, rrugëve, troruareve, dhe hapësirave të përbashkëta për qytetarët, ishte idea fantastike e kryeministrit Rama. Nisur gjithmonë jo nga hipokrizia, por nga e mira e përgjithshme, Edi Rama vendosi të zbatojë ligjin, atje ku ishte toleruar me dashje apo pa dashje nga krerët ë bashkive dhe Njësive Administrative. Edi Rama shkoi edhe më tej, duke akuzuar dhe penalizuar në autoritetin e kryeministrit (gjë të cilën ja jep ligji) edhe çdo prokuror apo gjyqtar që ka mbrojtur me vendime antiligjore shkelësit e ligjit. Partisë Socialiste i besuan votën, fitoren dhe drejtimin e vendit edhe për 4 vite të tjera. Dhe kjo do të thotë “rend, siguri, zbatim ligji” sipas kryeministrit Rama.
Askush nuk është më i fortë se shteti, askush nuk është i paprekshëm, ndaj “uragani” Rama nisi për ata që kanë thyer ligjin, për ata që deri sot kanë sfiduar shtetin, institucionet, drejtësinë. Në Vlorë, Shkodër, Fier, Durrës, dhe kudo po shkon uniforma e shtetit, për të zbatuar urdhërin e kryeministrit Rama, populli po jep urime, falenderime, duke u shprehur se “po marrim frymë lirisht, bravo Edi Rama”.
Qytetarët si askush tjetër, janë pro zbatimit të ligjit, pro zbatimit të rregullave dhe normave institucionale, dhe pro lirimit të hapësirave publike. Nuk mund të mbahen peng qytetarët, nga disa persona apo çdo person tjeter me pushtet, që ka guxuar të zaptojë hapësirat publike. Në Bashkimit Europian, nuk mund të shkojmë me jetë xhungle, me antiligjin që guxon të sfidojë shtetin, ligjin dhe institucionet ë shtetit. Në BE, shkohet me rregulla strikte, dhe me jetesë të barabartë në komunitet. I vetmi që doli (si gjithmonë) kundër vendimit të kryeministrit Rama, ishte dhe mbetet Sali Berisha.
I vetmi që mbron antiligjin, i vetmi që mbron kriminelët ë mjedisit, dhe ata që guxojnë të sfidojnë ligjin dhe zërin e qytetarëve. Natyrisht, Berisha këtë e ka mision, ndaj dhe ka qenë dhe do të jetë në opozitë, edhe për shumë vite. Shteti i Edi Ramës, mbetet shteti ligjor, pikërisht ai shtet, që është i pranueshëm për familjen e madhe dhe dinjitoze të Bashkimit Europian. Merci Edi Rama. m.p.