Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta në debatin e ligjvënësve të BE-së nuk munguan. Duke përshëndetur përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në bllokun europian dhe përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, deputetët kërkuan përmbushjen e prioriteteve si fuqizimi i pavarësisë së gjyqësorit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave themelore dhe rritja e lirisë së mediave. Një pikë problematike që zuri një pjesë të mirë të debatit në Parlamentin Europian ishte dhe gjuha konfrontuese mes partive politike, ndërsa pati kritika edhe për zgjedhjet e majit.

“Për të përmbushur qëllimin e saj për anëtarësim të plotë në BE deri në 2030-ën, është thelbësore të vazhdohet puna e mirë duke zgjeruar modelin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe duke zbatuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse”, theksoi Andreas Schieder, Raportues për Shqipërinë në PE.

“Ne mirëpresim njohjen nga parlamenti të hapave të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në drejtimin e duhur në kontekstin e negociatave të pranimit. Ne mbështetemi te qeveria e Shqipërisë që të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për të adresuar mangësitë e mbetura. Përballimi i kësaj sfide do të kërkojë përpjekje të fuqishme nga qeveria shqiptare, si dhe bashkëpunim krah për krah me opozitën në parlament dhe shoqërinë civile në përgjithësi. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një mbështetje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Marta Kos, komisionere e BE për Zgjerimin.

Lexo edhe :  Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

“Raportet e viteve 2023 dhe 2024 për Shqipërinë kanë nxjerrë në pah sfida të vazhdueshme. Zgjedhjet parlamentare në maj u zhvilluan në një mjedis thellësisht të polarizuar. Ka bojkote të shpeshta parlamentare, konfrontime të vazhdueshme dhe mungesë dialogu të vërtetë. Siç sapo dëgjuam, delegacioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve i udhëhequr nga kolegu ynë, Michael Gala, konfirmoi se këto zgjedhje ishin konkurruese, por u dëmtuan nga abuzimi i burimeve publike dhe blerja e votave. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk arriti të sigurojë një fushë loje të barabartë. Rruga përpara kërkon më shumë sesa rregullime teknike. Ajo kërkon vullnet politik dhe konsensus të gjerë. Reforma e vërtetë nuk mund të vijë vetëm nga një parti. Ajo kërkon dialog, besim dhe përfshirje midis të gjitha forcave politike shqiptare”, u shpreh David Mcallister nga Partitë Popullore Europiane

Mes tjerash u përmend dhe mbështetja e madhe si nga BE ashtu edhe nga parlamenti i bllokut për pranimin e Shqipërisë, ndërsa vendi ynë u paraqit si favoriti për t’ju bashkuar unionit nga Ballkani Perëndimor. m.p.

Të fundit

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

122 persona mes tyre 83 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e krizës në urisë në Gaza. Presidenti Donald Trump njofton se marrëveshja mes...

Lajme të tjera

Web TV