Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është përfaqësuesi më i madh i korrupsionit dhe sa i takon reformës në drejtësi, sipas tij është e deformuar.
“Piramida është e varur tek korrupsioni i madh, përfaqësuesi i saj është Berisha. Ai po krijon qeveri të pavotuar, tani ai është në avantazh se ka futur në dorë drejtësinë. Një reformë, një ligj nuk mund të jetë fajtore prej fillimit. Në këtë rast kemi një deformim të reformës.
Më të shumtit që kanë kaluar vetingun janë nxënës të Argitës dhe simpatizant të Berishës. Reforma u bë me maxhorancë dhe këshillat. Një nga defektet e mëdha është se nuk implementohet dot karakteri amerikan sepse amerikanët kanë një sistem të tërë rregullash dhe normash.Qeveria garanton drejtësinë.” /kb