SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet strategjike të infrastrukturës ajrore në Shqipëri.

SPAK ka njoftuar se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake.”

Hetimi vjen dy muaj pas fluturimit të parë certifikues në aeroportin e ri, i cili pritet të jetë një “portë hyrëse” për jugun e Shqipërisë dhe një nyje e rëndësishme për turizmin dhe zhvillimin ekonomik rajonal.

Projekti është zhvilluar nga kompania “Mabco Constructions”, në pronësi të biznesmenit të njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve. Pjesa tjetër prej 2% i përket kompanisë shqiptare “2A Group SH.P.K.”./e.t

Të fundit

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe...

Prezantohet Kodi i ri Penal, Manja: Do të hidhet për konsultim publik

Ditën e sotme është prezantuar drafti i kodit të ri penal, i cili nuk është përfundimtar, pasi pritet të hidhet për diskutim publik. I pranishëm...

Rama njofton aksionin tjetër: Bizneset, afat deri më 31 korrik! Po trokasim në BE…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për pastrimin e rrugëve nga objektet e ndryshme të vendosura në mënyrë të paligjshme...

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

nga Lauren Martin Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por koncerti i tij në Villa...

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat...

Lajme të tjera

Web TV