A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon.

Pa dhënë detaje të mëtejshme ashtu sikurse në prononcimet e kaluara, kreu i Shtëpisë së Bardhë në deklaratën e fundit tha se kishte penguar konfliktin duke kërcënuar të ndalte tregtinë, shkruan A2.

“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U kam thënë: a do të luftoni? Atëherë nuk do të bëjmë tregti. Dhe kjo mënyrë ka qenë e suksesshme e ka dhënë rezultat”, deklaronte Trump.

Pak ditë më parë, gjatë një darke me kryeministrin izraelit, Trump përcaktoi madje edhe kohën kur e kishte ndalur sulmin, duke pohuar se kishte ndodhur rreth 3 javë më parë.

Sipas ekspertëve të cituar nga media serbe “Blic”, deklaratat e Trump janë pjesë e një fushate mediatike për të përmirësuar imazhin e tij dhe për nominimin e mundshëm për çmimin Nobel.

Igor Novaković, drejtor ekzekutiv i fondit Isac, thotë për “Blic” se nuk beson që Trump të ketë ndonjë informacion nga terreni, pasi gati të gjitha ambasadat në rajon janë pa ambasadorë.

Politologu Mijat Kostić thotë për median serbe se pretendimet se Serbia dhe Kosova ishin në prag të një konfikti të armatosur nuk janë mbështetur në prova. Eksperti vëren se nuk ka pasur asnjë raport të aktorëve ndërkombëtarë dhe as zyrtarë shtetërorë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar atë. m.p.

Të fundit

Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli...

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksat e larta

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në...

Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe...

Pamja më neveritëse e diplomacisë, Trump mori një leksion të hidhur nga Putini

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë e shëmtuar të diplomacisë ndërkombëtare....

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Lajme të tjera

Web TV