Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Mediet italiane raportojnë për interes konkret dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës.

Skuadra nga Emilia-Romagna, që synon të mbetet në zonat e sipërme të Serie A dhe të tentojë një vend në Champions League, është në kërkim të përforcimeve me profil të lartë dhe e sheh Asllanin si të përshtatshëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Sipas “Corriere dello Sport”, negociatat kanë hasur në një pengesë të fortë financiare. Interi ka vendosur një çmim prej rreth 18 milionë eurosh për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori, nuk është i gatshëm të paguajë në këtë fazë.

Negociatat pritet të vazhdojnë, me Bologna që shpreson të ulë kërkesën ekonomike të Interit ose të arrijë një marrëveshje me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, një opsion i shpeshtë në merkato për lojtarë të rinj me potencial.

Kristjan Asllani ka pasur hapësira të kufizuara në sezonin e kaluar me Interin dhe largimi i tij do t’i siguronte më shumë minuta në një ambient ku mund të rritet dhe të zhvillohet më tej si titullar. m.p.

Të fundit

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Lajme të tjera

Web TV