Çfarë po ndodh? SHBA rifillon dërgimin e armëve në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e presidentit Donald Trump ka rifilluar dërgimin e disa armëve në Ukrainë, pas një pauze një javë që erdhi si pasojë e një urdhri nga Pentagoni për ndërprerjen e përkohshme të disa dërgesave.

Sipas dy zyrtarëve që folën për Associated Press në kushte anonimiteti, armët që po dërgohen përfshijnë municione 155 mm dhe raketa me precizion të lartë të njohura si GMLRS.

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte urdhëruar ndërprerjen e disa dërgesave për të lejuar Pentagonin të rivlerësonte rezervat e tij të armëve, një vendim që e zuri në befasi Shtëpinë e Bardhë.

Ndër armët e prekura ishin raketat Patriot, raketat me telekomandë GMLRS, raketat Hellfire, predhat Hoëitzer dhe disa lloje të tjera armësh, çka shkaktoi habi jo vetëm tek zyrtarët ukrainas dhe aleatët, por edhe te ligjvënësit amerikanë dhe disa pjesë të tjera të administratës, përfshirë Departamentin e Shtetit.

Presidenti Trump njoftoi të hënën se SHBA-ja do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse, por shmangu të japë një përgjigje të qartë mbi atë se kush e urdhëroi ndërprerjen e dërgesave. m.p.

Të fundit

Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

Qeveria ka nisur aksionin prej disa ditësh për sigurinë ushqimore, duke kërkuar fatura për të garantuar gjurmueshmërinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Ish-ministri i Bujqësisë,...

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Do të shuhej për 18 minuta/ Ç’do të ndodhte me botën në rast të një apokalipsi bërthamor

Sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane e kanë rikthyer çështjen e luftës bërthamore në qendër të vëmendjes globale. Ekspertët shtrojnë pyetjen nëse Teherani...

Lajme të tjera

Web TV