Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Që nga viti 2008, Kroacia ka pasur të pezulluar vendimin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por sipas planit të ri, shërbimi do të rifillojë në vitin 2026 dhe do të zgjasë dy muaj.
Sa i përket regjistrimit, çdo shtetas kroat do të regjistrohet në moshën 18-vjeçare, ndërsa në trajnim ushtarak do të dërgohet në moshën 19-vjeçare. Në disa raste, trajnimi mund të përfshijë edhe qytetarë nga 19 deri në 30 vjeç.
Në rast se një individ nuk paraqitet, autoritetet mund të lëshojnë një urdhër policor për sjelljen e tij me forcë, dhe ai do të përballet me gjoba nga 250 deri në 1320 euro. Gratë nuk do të kenë detyrim ligjor për shërbim ushtarak, por mund të marrin pjesë vullnetarisht në trajnime. m.p.