Kush gabon, dënohet! Arrestohet pranë parcelës me ullinj autori i zjarrvënies

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shijakut thotë se “pas reagimit të menjëhershëm dhe profesional, u bë i mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të zjarrvënie në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore”

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koxhas-Fushë, kishte rënë zjarr në një parcelë me ullinj dhe me pemë frutore, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të zjarrvënie, shtetasit S. L., 50 vjeç, i cili u kap pranë parcelës, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv.

Nga këqyrja paraprake rezulton se janë djegur 2 dynym tokë arë, në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë Paulownia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia. m.p.

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV