Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin “Çim Peka LIVE” se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në burgun e Fierit si pasojë e një dëshmie të rreme të shokut të Edi Ramës.

Salianji theksoi se denoncimi i tij nuk kishte pasoja negative ndërsa theksoi se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit paguanin dëshmitarë të rremë për të dhënë dëshmi të rreme me qëllim burgosjen e tij.

“Pasojat e shoqërisë nga denoncimi im ishin pozitive. I dimë historitë sesi drejtues të lartë të Policisë së Shtetit paguanin dëshmitarë të rremë për të thënë dëshmi të rreme për të më burgosur mua.

Kam bërë burg me dëshminë e një shokut të Edi Ramës. Një ordiner që paguhet nga ordinerë të tjerë të Policisë së Shtetit për të më burgosur. Gjyqtarë e prokurorë janë funksionarë, ish-funksionarë ose njerëz të lidhur familjarisht me Partinë Socialiste.”-tha Salianji. m.p.

Të fundit

Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me...

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Stuhi të forta ere dhe shiu godasin vendin tonë/ Kapriçot e motit edhe në Shqipëri

Në shumë qytete të vendit, përfshirë edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Kapriçot e motit përfshijnë edhe...

“Zoti të ka pranë vetes”, mesazhi i gjimnazit për të ndjerën Sindi

Sindi, një vajzë shembullore dhe një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e...

Lajme të tjera

Web TV