Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë, duke shmangur djegien totale të objektit dhe shpëtuar një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë urbane të Tiranës.

Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për banesën historike të familjes Stërmasi, aty ku dikur ka jetuar legjenda e futbollit shqiptar, Selman Stërmasi.

Edhe pse zjarri krijoi panik në zonë, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të pakta dhe situata tashmë është plotësisht nën kontroll.

Për më shumë detaje, Newsbomb.al kontaktoi Shefin e Zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, i cili konfirmoi se bëhet fjalë për banesën e familjes Stërmasi.

“Po, mund të them me siguri se është banesa ku ka jetuar Selman Stërmasi. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve tona, zjarri u shua në kohë rekord dhe u shmang djegia e plotë e shtëpisë”, u shpreh Goxhaj. m.p.

Të fundit

Alfred Lela: Rama po godet katolikët siç bënë komunistët në 1945

Aksioni i fundit i IKMT-së për të prishur ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar polemika...

Komuna e Prishtinës nderon me Çmimin e Mirënjohjes CEO-n e SIGAL, z. Avni Ponari

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore në qytetin...

Real Madrid dhe Chelsea, gati shkëmbimi i bujshëm mes dy klubeve big

Real Madrid dhe Chelsea po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato, me dy yje që janë jashtë planeve të trajnerëve respektivë të të...

“Vendi më i humbur në Shqipëri”, premierë në amfiteatrin e Durrësit

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një...

Historike! Firmoset akordi për urën që do të bashkojë Italinë me Siçilinë

Marrëveshja programore për ndërtimin e Urës së Ngushticës së Mesinës që do të bashkojë Italinë me Siçilinë, është nënshkruar zyrtarisht në Ministrinë e Infrastrukturës...

Lajme të tjera

Web TV