Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimeve pa leje në Theth. Në krye të shkresës së Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilën ia drejton ILD dhe kreut Artur Metani, kërkohet “nisja e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, znj. Elsa Gjeli.

Ministri Manja ka shpjeguar në një material prej tetë faqesh rrethanat e materialit, duke nisur nga kontrolli i IMT i Bashkisë Shkodër më 29 Prill, kallëzimi në Prokurori, referimi i materialeve në organin e akuzës, pezullimi i punimeve më 30 prill për vendosjen e kabinave, vendimi për prishjen dhe gjobën e subjektit më 8 Maj.

“Me vendimin e datës 30.05.2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është vendosur mosfillimi i procedimit penal për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” të parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, për materialin hetimor të dërguar në këtë prokurori nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër”.

Kallëzimi përfundimtar është bërë më 28 maj, për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, ndaj subjektit të të kërkuarit Prek Kodra, ky objekt hetimi i SPAK për dosjen “Metamorfoza”.

“Prokurorja Elsa Gjeli, me vendim të datës 30.05.2025, vendosi mosfillimin e procedimit penal, brenda 48 orëve nga regjistrimi i kallëzimit penal, pa kryer veprime hetimore ose verifikime në terren”, nënvizon Manja, duke e kundërshtuar këtë vendim si në shkelje të ligjit.

Të fundit

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për luftë tregtare

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e...

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

Lajme të tjera

Web TV