Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të publikuar kwtw tw enjte.

Rreth 1.500 nga këto vdekje, që përfaqësojnë 65 për qind të totalit, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat kanë sjellë një rritje të intensitetit të temperaturave në kontinent, sipas shkencëtarëve të Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Hulumtimi tregon se ndryshimet klimatike kanë trefishuar numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në fillim të verës në gjithë Evropën.

Shkencëtarët analizuan një periudhë 10-ditore vape, nga 23 qershori deri më 2 korrik, që përfshiu 12 qytete kryesore evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Frankfurtin, Budapestin, Zagrebin, Athinën, Romën, Milanon, Sassarin, Barcelonën, Madridin dhe Lisbonën.

“Gjetjet e kësaj analize dhe shumë studimeve të tjera janë jashtëzakonisht të qarta: ekstremet e të nxehtit në Evropë po rriten me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, në disa qytete temperaturat u rritën deri në 4 gradë Celsius mbi mesataren, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin publik.

Ndërkohë, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i Bashkimit Evropian njoftoi të mërkurën se qershori 2025 ishte i treti më i ngrohtë në nivel global.

“Qershori 2025 solli një valë të jashtëzakonshme të nxehtësisë që preku pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Kjo valë u bë edhe më intensive nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun Perëndimor,” tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.

Ajo paralajmëroi se valët e të nxehtit pritet të bëhen “më të shpeshta, më intensive” dhe të prekin gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë kontinentin./kb

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV