Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po shpëtonte dy turistë.

Institucionet vendore shprehen ngushëllime familjarëve teksa vunë theksin tek akti heroik që Arbeni kreu për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

“Erdhëm për të shprehur ngushëllimet familjes Anamali, për aktin heroik të Arbenit. Për t’i shprehur të gjithë mbështetjen familjes, për të shprehur solidaritetin në këtë ditë të vështirë por gjithashtu jemi edhe krenar për aktin sublim të tij. Është shumë e dhimbshme për moshën e tij, fjalët janë të tepërta”, tha Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni.

“Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja jemi në emër të Bashkisë për t’i shprehur ngushëllimet familjes Anamali për humbjen e birit të tyre i cili dha jetën në mënyrë heroike për të shpëtuar 2 turistë në Liqenin e Shkodrës.Arbeni do mbetet i paharruar për ne, jo vetëm për aktin heroik por edhe për njeriun që ishte.Ai i shpall hero i kombit ndaj edhe nderimi për të do të jetë brez pas brezi.Ngushëllime familjes”. u shpreh zv. kryetarja e Bashkisë Shkodër.

 

Mes lotësh bashkëshortja e të ndjerit dhe nipi i tij tregojnë për momentet kur mësuan lajmin e rëndë.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë për nanën, mua për fëmijët. Për të gjithë që e kanë njohur sepse ka qenë njëri shumë i mirë dhe i përkushtuar. Dha jetën e vet për turistët. Një kolege e tij me mori në telefon e më tha që po nisi dikë të marrë sepse Arbeni ka pësuar një aksident në liqen e mendova që aksident të lehtë por nuk e mendova kurrë që është mbyt sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, notar i mirë”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Najada Anamali.

Lexo edhe :  Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

Arben Anamali ishte kapiten në anijen e cila shërbente për shëtitjen e turistëve në Liqenin e Shkodrës. Ai hyri në liqen për të shpëtuar 2 turistë që po mbyteshin por fatkeqësisht nuk mundi të dilte i gjallë. Pas 48 orësh kërkime ai u gjet nga polumbarët. Mes nderimesh dëshmori i atdheut Arben Anamali u përcoll për në banesën e fundit./kb

 

Të fundit

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

“Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara në Uashington. Ajo dhe...

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV