Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, hidhet molotov ndaj fadromave të IKMT!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet në zonën e Thethit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur.

Burime për gazetarin Igli Çelmetën raportojnë se ditën e sotme disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kokteje molotov ndaj mjeteve të IKMT-së, si edhe mbi urën kryesore të lagjes “Gjelaj”.

Pas incidentit, forcat e rendit rrethuan menjëherë zonën dhe kanë nisur operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Në përgjigje të situatës së tensionuar, forcat speciale FNSH janë nisur nga Tirana për të mbështetur autoritetet lokale dhe për të garantuar sigurinë publike.

Ngjarja vjen në një klimë të acaruar, pas kritikave të forta të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ndaj Prokurorisë së Shkodrës për mosveprimin lidhur me hetimin e ndërtimeve në këtë zonë të mbrojtur. Autoritetet paralajmërojnë se operacioni do të vijojë pavarësisht rezistencës dhe tensioneve në terren./e.t

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV