“Vetë kryeministër, vetë kryepolic, vetë kryebashkiak”/ Rama ka marrë peng pushtetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën dhe pavarësinë e pushtetit vendor, duke vendosur se kush rri e kush ikën nga detyra ne Bashkitë që drejtohen nga socialistët.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se kryeministri sot ka të gjitha pushtetet në dorë, ndaj sillet në këtë mënyrë.

“Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie, ndaj ai sillet në këtë mënyrë. Nuk ka diskutim që marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria”, tha Berisha.

Kryetari i PD përsëriti se opozita nuk i njeh zgjedhjet e nuk e njeh fitoren e PS, ndaj nuk do të ulet me qeverinë për të ribërë reformën territoriale.

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të”, u shpreh Kryetari i PD.

E vetmja reforme në të cilën PD do të marrë pjesë në shtator është reforma zgjedhore.

“PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale”, deklaroi Berisha.

Sot Sali Berisha paraqiti para gazetarëve dhjetëra fatura të kompanisë postare DHL që i përkasin Greqisë ku mungonte firma e qytetarit që kishte marrë fletën e votimit.

“Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në”, tha ai.

Sipas Berishës, procesi i votës së diasporës është procesi më i deformuar në zgjedhjet e 11 majit./e.t

Të fundit

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Lajme të tjera

Web TV