Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit “paketa e maleve .gov.al” ku mund të gjejnë edhe procedurat që duhet të ndjekin.Ndërkohë që paketa parashikon që për 500 aplikuesit e parë të ketë përjashtim nga disa taksa si TVSH, tatimi mbi të ardhurat ,taksa e pasurive të paluajtshme dhe taksa në infrastrukturë për 10 vjet.

Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat malore në vend kryesisht ato në veri..

Aktualisht zonat malore kanë vështirësi në dhënien e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë . Shumë toka në zonat veriore por edhe në jug administrohen ose zotërohen nga individë dhe familje, posedues jopronarë, që nuk kanë tituj formalë pronësie. Në këtë mënyrë paketa e maleve synon që përmes një procesi të thjeshtuar administrative të lejoj që poseduesit jopronarë të regjistrohen ligjërisht pas një verifikimi të thjeshtuar nga bashkia.Pas verifikimit të gjendjes së pronës parashikohet dhënia e pronësisë me çmim simbolik (1 euro) për ata që kanë plan zhvillimi dhe marrin lejen përkatëse. m.p.

Të fundit

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, së bashku me disa mirditorë, janë drejtuar këtë të martë drejt Thethit, për të mbështetur banorët thethianë të cilët prej ditësh...

Lajme të tjera

Web TV