Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa”. Burime zyrtare shpjeguan nga hetimet paraprake se “brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në sedilen e pasagjerit, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç”.

Policia gjithashtu sqaron se nga veprimet e para dhe këqyrja e kryer, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Gjithsesi grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, marrjen e dëshmive dhe zbardhjen e shkaqeve pas ekspertimit mjeko-ligjor. m.p.

Të fundit

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Lajme të tjera

Web TV