Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për një tjetër objektiv të madh të “kushërinjve” të tyre, Granit Xhakën.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Granit Xhaka konsiderohet nga drejtuesit zikaltër si kandidati numër 1 për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu, mesfushori turk është afër transferimit te Galatasaray.

Madje, Cristian Chivu ka një plan perfekt enkas për Granit Xhakën. Trajneri i ri i Interit po mendon të ndryshojë strukturën e mesfushës dhe të mos luajë më me një organizator klasik si Calhanoglu, por me dy mesfushorë qëndrorë me aftësi fizike dhe që kanë disiplinë taktike. Një skemë që përshtatet pikërisht me rolin që bën Granit Xhaka.

Dëshira e madhe e drejtuesve zikaltër është Ederson i Atalantës, por mesfushori brazilian kushton 60 milionë euro, ndaj Inter po mendon për transferimin e Xhakës. Marrëveshja me Leverkusen mund të mbyllet për 12-15 milionë euro si dhe një rrogë 4 milionë euro në sezon për mesfushorin shqiptar.

Xhaka ka qenë shumë pranë transferimit te Milan këtë verë, ku propozimi i kuqezinjve ishte kontratë për 3 vite për mesfushorin shqiptar dhe rrogë 4 milionë euro në sezon, por oferta e tyre prej 10 milionë eurosh u refuzua nga Leverkusen, klubi gjerman kërkoi 15-20 milionë euro. m.p.

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV