40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në Milano këtë të hënë.

Kroati është shfaqur i qeshur në prezantimin e parë, ndërsa ka pohuar se ndihet i lumtur për këtë rrugëtim të ri.

“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, deklaroi mesfushori në një video të publikuar në rrjetet sociale të djallit.

Modric do të kryejë testet mjekësore e më pas do të bashkohet me skuadrën, ndërsa eksperienca e tij pritet të jetë një vlerë e shtuar në kampin kuqezi.

Ardhja e Modric u bë e mundur pas përfundimit të botërorit të klubeve, ku ishte pjesë e Realit të MAdridit. Kroati 39-vjecar është një legjende e skuadrës spanjolle ku ka fituar gjithcka, ndërsa u transferua në Bernabeu në vitin 2012. Mesfushori numëron afro 400 ndeshje me fanellën e galaktikëve, ku ka realizuar dhe 30 gola. Modric është ndër lojtarët që e ka fituar më së tepërmi Champions League, plot 6 herë. Te Milani, pavarësisht moshës pritet me entuziazëm dhe do të luftojë për formacionin titullar. m.p.

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV