Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa udhëtonin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi masën e arrestit për Endrit Doku, 27 vjeç, Ervis Cukali, 27 vjeç, dhe Imer Gega, 21 vjeç.

Të tre u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ndërsa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”. Gjatë ndërhyrjes policore, Endrit Doku tentoi të shmangte kontrollin duke u hedhur në det bashkë me një çantë. Ai u ndalua nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në fund të detit çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.

Doku akuzohet për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. Ndërsa Cukali dhe Gega janë arrestuar për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga verifikimet, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol. m.p.

Të fundit

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Lajme të tjera

Web TV