Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia.

Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me kërkesa konkrete për Qeverinë.

“Dënoj me forcën më të madhe aktet e terrorit shtetëror, krimit shtetëror të kryer ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori. Dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura, të premtuara se do legalizohen nga Edi Rama”-u shpreh Berisha.

Refuzon çdo vendim të orëve të fundit të Edi Ramës, por kryebashkiakët e djathtë i sheh të ulen me kundërshtarin politik pa asnjë hezitim. Por, për Berishën të zgjedhurit e tij shkojnë ne takimet e Kryeministrit me një mision.

“Unë i përgëzoj ata për kundërshtimet që i bënë. Mediat kanë dhënë kryetarin e bashkisë Kavajë, duke ja thënë në sy, se atë urdhër nuk e zbatoj, për shkarkimet dhe të tjera, së pari. … Në fakt përballë kryeministrit ja ktheu. I tha përballë, demokrat jam unë. Kurse ajo tjetra jo. Pra i përpoq ta fyente me demokrat”.

Berisha është i bindur se ka gjetur arsyet e nisjes se shembjeve ne Theth. “Çdo gjë bëhet për të mbuluar funeralin elektoral të 11 Majit apo farsën elektorale të 11 Majit 2025. Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.”

Kryedemorkati bëri me dije se nuk ka në plan të thërrasë në zyrën e tij kryebashkiakët demokrat ndërsa pret qe Këshilli i Evropës dhe Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te reagoje pozitivisht pas letrës ankese që shoqata e te zgjedhurve vendore iu ka dërguar. m.p.

Të fundit

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Lajme të tjera

Web TV