Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe këtë vit nga njëra anë dhe zjarrit që vijon në Drenovë nga tjerra, Bashkia Fier kërkon të blejë një dron për emergjencat civile.

Në dokumentin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik specifikohet se droni duhet të ketë shpejtësi minimale lëvizjeje horizontale 50 km/h, shpejtësi minimale e ngjitjes 18 km/orë, ndërsa lartësia maksimale e ngjitjes duhet të jetë 4 km.

Tender të ngjashëm ka hapur edhe Bashkia Mirditë. Ajo kërkon të blejë një dron i cili do të përdoret për mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe respektimin e ligjit në territor, duke kontribuar në parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe shkeljeve të tjera urbanistike.

Sa i përket performancës në fluturim, droni duhet të ketë shpejtësi maksimale ngjitjeje deri në 10 metra në sekondë dhe 6 metra në sekondë kur është i pajisur me aksesorë. Po ashtu, shpejtësia maksimale e zbritjes kërkohet të jetë 8 metra në sekondë dhe 6 metra në sekondë me aksesorë.

Në një botë ku teknologjia fluturon mbi kokat tona, Shqipëria po mëson se as satelitët më të avancuar nuk mjaftojnë pa sy të vëmendshëm dhe të shpejtë nëtokë. Blerja e dronëve për emergjencat civile dhe monitorimin urbanistik nuk është vetëm një hap teknik, por një mesazh i qartë se mbrojtja e natyrës, siguria dhe ligji kërkojnë vëmendje të përhershme dhe veprime konkrete. m.p.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV