Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk po gjej një arsye logjike pse qeveria e filloi sulmin kundër ndërtimeve të paligjshme në mes të korrikut dhe nuk priti deri në tetor?

Megjithatë, përjashtuar kohën krejtësisht të papërshtatshme, prishja e ndërtimeve pa leje është ligjore, për disa arsye:

1. Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimet e paligjshme në tokë me destinacion pyjor, bujqësor ose në zona të mbrojtura dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.

2. Ndërtimet pa leje nuk parashkruhen administrativisht, që do të thotë se nuk legalizohen automatikisht pas 10 apo 20 vitesh. Parashkrimi zbatohet vetëm për ndjekjen penale, por jo për objektin. Argumenti “pse IKMT nuk i prishi më parë” nuk është justifikim ligjor për të mos vepruar më vonë.

3. Justifikimi se ndërtime të paligjshme ka në gjithë Shqipërinë është dëshmi e dështimit të shtetit, por jo arsye ligjore për të legalizuar ndërtimet në Theth. Nëse qeveria Rama ka dështuar si ajo e Berishës për të kontrolluar territorin, kjo nuk e legjitimon anarkinë e barakave pa leje.

4. Shumë nga subjektet që kanë ndërtuar në Theth pretendojnë pronësi, por nuk janë njohur ligjërisht si pronarë. Pa një titull pronësie, askush nuk ka të drejtë për ndërtim të përkohshëm apo të përhershëm.

5. Sipas ligjit, IKMT duhet t’u faturojë shpenzimet e prishjes ndërtuesve pa leje. Madje, fillimisht duhet t’i detyrojë që ta prishin vetë ndërtimin (kioskat, kaninat apo bujtinat).

6. Kisha e ndërtuar në shekullin XIX është objekt kulturor dhe historik, që mbrohet nga shteti dhe nuk mund të rrethohet nga baraka, as me bekimin e priftit të fshatit.

7. Ndërtimet turistike nuk mund të fillojnë në Theth pa përfunduar më parë investimet në infrastrukturën bazike: ujë, energji, kanalizime, rrugë, shërbime dhe mbrojtje mjedisore. Hotelet dhe bujtinat ndërtohen në fund, jo në fillim.

Lexo edhe :  Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

8. Shteti duhet tu sigurojë banorve kredi dhe ndihma për rindërtuar sipas një plani bujtinat dhe bizneset e tyre në zonë

Ligji duhet të funksionojë njësoj për Gjirokastrën dhe për Thethin.

Egërsia politike me të cilën mbrohet betonizimi i Thethit është thellësisht provinciale.

Beteja për të mbrojtur “kioskat” pa leje është e humbur 25 vjet më parë kur në Tiranë u prishën 800 “kioska 3-4 katshe” në Parkun Rina dhe buzë Lanës. Kushdo që ka iluzionin se do bjerë qeveria nga protestat e Thethit i ka bërë llogaritë gabim. Shqiptarët lumturohen kur ja prish “kioskën” komshiut.

Sigurisht shteti ka përgjegjësinë që ende s’ka përgatitur një plan dhe kuadër ligjor.

E drejta e pronës është bazike për shoqërinë.

Pa dyshim që banorët e Thethit duhet të kenë prioritet, por atëherë kur të kuptojnë se Thethi është një pasuri kombëtare dhe jo një republikë e pavarur.

Sigurisht që malësorët e Thethit kanë të drejtë të kërkojnë tokat në pronësi e tyre 500 vjeçare, madje edhe leje ndërtimi mbi tokë, por të njëjtën të drejtë kishin edhe tironcit apo qytetarët autokton të cilët kanë 35 vite kërkojnë çlirimin e “tokave të Xanuna” në kryeqytet nga të ardhurit.

Si do ndjeheshin sot ata, nëse tironcit do shkonin t’ia u “zaptonin” tokat që trashëgojnë nga gjyshrit e tyre sipas Kanunit?

Prandaj nëse duan një Theth dhe Shqipëri demokratike, duhet ta ndërtojnë mbi ligjin apo të drejtën e pronës por edhe të bazuar mbi interesin kombëtar dhe publik.

Thethi është zemra Shqipërisë dhe krenaria jonë, por mos e groposni duke e Golemizuar dhe betonizuar më keq se Shkëmbi Kavajë. m.p.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV