Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të huaj teksa shërbehet në shumë biznese. Shqipëria e viteve të fundit, që ankohet për papunësi, duket se po plotëson këto vende bosh.

Leen – sanitare nga Filipinet: “Në vendin tonë mundësitë e punësimit janë të pakta dhe të vështira për t’u gjetur, sepse ka shumë popullsi dhe nëse s’ke mik në qeveri, ti nuk gjen një vend të mirë pune.”

Joana – sanitare nga Uganda: “Vendosa të vij këtu sepse në vendin tonë, paratë që marrim këtu janë shumë më të larta dhe kjo më ndihmon mua dhe familjen time.”

Tiza – magazinier nga Mianmari: “Agjencia ku u interesova më kreu të gjitha procedurat e nevojshme dhe unë erdha menjëherë. Jam i lumtur.”

Shqipëria është e njohur për ta. Të gjithë janë të kënaqur – nuk paguajnë qira, ushqimi u ofrohet nga biznesi, ndërsa çdo muaj dërgojnë para në shtëpi. Por ky realitet është pasqyrë e një problemi më të thellë për tregun shqiptar të punës. Në bujqësi, industri, ndërtim e turizëm janë sektorët që vuajnë për fuqi punëtore, ndërsa mbi 11 mijë punonjës të huaj janë “importuar” për të plotësuar vendet bosh.

Filip Gjoka, sipërmarrës: “Nga ikja dhe mungesa e lindjeve, na kanë detyruar të kthejmë sytë te punëtorët e huaj. Kemi 3 vjet me kontingjentin e parë, ka ardhur i dyti dhe i treti dhe po mundohemi t’i ambientojmë me klimën, ushqimin dhe rregullat tona. Është e vetmja zgjidhje që ne të mos humbim kontratat që kemi vite që kemi punuar për t’i lidhur.”

Lexo edhe :  AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Mungesa e fuqisë punëtore është e ndjeshme në disa sektorë kyç. Ishim në sektorët e akomodimit dhe tani kemi kaluar në fabrikat e agropërpunimit. Gokul, punonjës nga India: “Ne erdhëm 5 njerëz nga India dhe kemi këtu mbi 2 muaj e gjysmë. Pagat për momentin janë më të mira se në Indi.”

20% e forcës punëtore në Shqipëri mbulohet nga të huajt, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, ndërsa më shumë lehtësira do të krijohen në kuadrin e ri ligjor për të huajt në vendin tonë në vijim.

Gertiola Hoxha, drejtoreshë e Shërbimit të Punësimit: “Vihet re një trend rritës, por po flasim për Shqipërinë si një vend gjithnjë e më atraktiv. Ka më shumë nevojë për fuqi punëtore, përfshirë edhe forcë të huaj. Sfidat janë mungesa dhe pasaktësia e dokumentacionit të paraqitur nga të huajt, përmbushja e kritereve dhe rritja e kapaciteteve të punonjësve. Po rishqyrtohet ligji për të huajt, i cili ka për qëllim të lehtësojë të drejtat e emigrantëve si dhe mbrojtjen e tyre, aksesin në informacion, në tregun e punës, etj.”

Qeveria planifikon të sjellë në Shqipëri 40 mijë të huaj për të punuar.m.p.

Të fundit

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni...

Kishin zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike/ Procedohen penalisht tre persona

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohen hapësira të...

2014 – Rrëzimi tragjik i Fluturimit MH17 mbi Ukrainë

Më 17 korrik 2014, Fluturimi 17 i Malaysia Airlines, një avion civil i tipit Boeing 777, u rrëzua mbi territorin lindor të Ukrainës, pranë...

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Mbahet sot në Apelin e Posaçëm seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata...

E gjithë godina e “përpirë” nga flakët, pamje nga tragjedia me 50 viktima në Irak

Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë tregtare shumëkatëshe në qytetin lindor të Irakut, Kut, duke lënë pas rreth 50 viktima dhe të plagosur, sipas...

Lajme të tjera

Web TV