Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim i gabuar. Ata thonë se duhet rritur masa ndëshkuese e gjobës. Eksperti Islam Qibini thekson se ndaj kësaj kategorie shkelësish duhet të ketë ndryshime ligjore, ndërsa sugjeron rastet se kur një parkim dysh mund të përbëjë kundërvajtje penale.

“Në qoftë se kemi parkime dyshe problematike, e sidomos disa drejtues mjetesh që parkojnë mbi vijat e bardha, mbi trotuar ose tek vendqëndrimi për autobusë ose ku janë parkimet për invalidët, në këto kundërvajtje duhen rishikuar sanksionet. Duhet të rritet gjoba ose bllokim i automjetit në pikën e bllokimit”, thotë për A2 CNN, Islam Qibini, ekspert i sigurisë.

Ndërsa eksperti Artur Sulçe thotë se ndjekje penale dhe dënim me burg mund të aplikohet vetëm ndaj atyre drejtuesve që shkeljet që bëjnë janë të rënda dhe përsëritëse. “Gjobat kanë një hierarki. Nëse dikush e bën për herë të parë ka sanksionin që merret, e përsëriti për herë të dytë apo për të tretë, atëherë ai kthehet që mund të aplikosh këto masa. Të rritet penaliteti dhe të përafrojmë legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”, thotë Sulçe.

Deri më tani, secili efektiv i Policisë që ka konstatuar një drejtues mjeti që ka parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë apo dysh, është gjobitur me masë ndëshkuese nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, sipas asaj që parashikohet në Kodin Rrugor. Por tashmë, çdo shkelës rrugor që parkon dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit, çështja do të referohet në prokurori, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon gjobë deri në 3 vite burgim. Ky ashpërsim që do të vihet në zbatim u bë pak ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Por, deri më tani mësohet se nga Policia Rrugore nuk është aplikuar ky vendim. m.p.

Të fundit

Ernest Simoni në konferencën e ekzorcizmit në New Jersey, mban lutjet në shqip

Kardinali Ernest Simoni ka mbajtur lutjen në shqip në konferencën “Mbrojtja e Fëmijëve të Perëndisë” e organizuar nga John...

Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

Deputeti i PS, Erion Braçe për Report TV komenton edhe Akademinë politike të PS. Braçe thotë se ende deputetët e rinj, nuk janë gatti...

Direktiva e Ramës, japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit. Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se administratorët e njësive administrative Libonik,...

AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Respektimi i kushteve të punës dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për punonjësit e medias ka qenë tema e diskutimit mes Autoritetit të...

Mevlan Shanaj ka një mesazh për Baton Haxhiun: Mbyllja e RTSH…

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), gazetares Eni Vasili....

Lajme të tjera

Web TV