Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkroi Rama në Facebook, ku publikoi edhe pamje nga takimi, por pa dhënë më shumë detaje.

Paradite, kryeministri thirri në mbledhje ekipin që po mbikëqyr dhe analizon punët e Bashkisë së Tiranës, por publikisht vëmendjen e çoi në Theth. Ai e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike. Ndryshe nga pretendimi i banorëve, ai shprehet se bëhet fjalë për ndërtime pa leje të ngritura për qëllime fitimi, nga persona që nuk janë nga Thethi.

Shefi i qeverisë ia bëri të qartë priftit të zonës që të mos ndërhyjë për të ulur shtetin në dialog me banorët, me pretendimin që objektet e prishura nuk janë trashëgimi e të parëve, por të ngritura gjatë fushatës zgjedhore, shkruan A2.

Rama zbuloi që nuk i kishte dalë ende inati me pronarin faktik të ndërtimit në qendër të fshatit, ndaj të cilit po pret hetimet e policisë.

Jo vetëm kontrollin e territorit, por qeveria pritet të ndërmarrë reforma për ujin e pijshëm dhe trajtimin e plehrave.

Në takimin me dyer të mbyllura, Rama ka kërkuar rifreskimin e administratës së bashkive qendër qarku. Nga ky rregull përjashtim do të bëjë Tirana, e cila procesin e metamorfozës do ta kryejë me ritme të tjera, duke mbajtur në konsideratë specifikën e kryetarit të arrestuar.

Mësohet nga A2 CNN se Kryeministri u ka thënë njerëzve të tij që ky proces është i rëndësishëm pasi pas dy vitesh PS shkon në zgjedhje lokale, edhe pse për kryeqytetin as në këtë takim nuk e ka qartësuar ekipin nëse do ta çojë para kohe në kutitë e votimit.

Lexo edhe :  Marrëveshja/ Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Gjithashtu, Rama ka urdhëruar Ministrin e Drejtësisë që t’u heqë licencën çdo noteri që u merr para pensionistëve në këmbim të shërbimeve që ofrohen nga E-Albania, duke kërkuar që këtë shërbim ta ofrojnë falas bashkitë. m.p.

Të fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV