Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump paralajmëroi sanksione dytësore 100% ndaj çdo shteti apo kompanie që vazhdon të tregtojë me Rusinë, ndërsa në Kongres po shqyrtohet një projektligj që parashikon sanksione dytësore deri në 500%. Trump kërcënoi me tarifa dytësore 100% kundër Rusisë nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje brenda 50 ditëve, duke theksuar se ishte i zhgënjyer nga Vladimir Putin.

Në të njëjtën kohë, Trump konfirmoi se dërgesat e para të sistemeve raketore “Patriot” për Kievin do të nisen brenda pak ditësh, në kuadër të një marrëveshjeje të re të koordinuar me NATO-n për furnizimin e Ukrainës me armë amerikane. Presidenti sqaroi se Shtetet e Bashkuara do t’i prodhojnë armët, por do të jenë vendet europiane ato që do të paguajnë për to.

Trump e bëri të qartë se përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet prioritet, duke shtuar: “Kjo nuk është lufta ime, është lufta e Biden-it. Po përpiqem t’ju nxjerr prej saj dhe duam që të marrë fund.” Ai shprehu zhgënjimin ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se kishte shpresuar për një marrëveshje paqeje që dy muaj më parë, por “kjo nuk ndodhi”.

Për sa i përket të ardhmes së Ukrainës, Trump paralajmëroi se faza e rindërtimit do të jetë sfida e radhës dhe do të kërkojë shumë kohë dhe burime. Ai theksoi se është e nevojshme të përgatitet një plan i koordinuar me aleatët për këtë proces. m.p.

Të fundit

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Lajme të tjera

Web TV