arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të mbajtur në kryeqytetin francez, Paris, shkruan “Xinhua”.
Me këtë regjistrim, numri i përgjithshëm i vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Kinë ka arritur në 60.
Varret Perandorake Xixia janë një grup vendesh varrimi perandorake nga dinastia Xixia (Xia perëndimore, 1038-1227), të themeluara nga populli Tangut në Kinën Veriperëndimore gjatë shekujve XI deri në XIII.
Duke mbuluar një sipërfaqe prej gati 40 km katrorë, vendi përfshin katër lloje mbetjesh arkitekturore: 9 mauzole perandorake, 271 varre vartëse, një kompleks arkitekturor verior që mbulon 0.05 km katrorë dhe 32 vepra kontrolli përmbytjesh.
Varret perandorake Xixia janë vendi arkeologjik më i madh, më i renditur dhe më i paprekur nga periudha Xixia që ka mbijetuar deri në ditët e sotme.
pas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, vendi është një dëshmi e bashkimit kulturor dhe ndërveprimeve të traditave të ndryshme. Ai gjithashtu dëshmon për rolin unik të dinastisë Xixia në shkëmbimet kulturore dhe tregtare përgjatë Rrugëve të Mëndafshit gjatë shekujve XI deri në XIII.
Komiteti përgëzoi përpjekjet dhe arritjet e bëra nga qeveria kineze në mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore të këtyre varreve.
Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Rao Quan, tha se Kina do të mbetet e palëkundur në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Konventës së Trashëgimisë Botërore, do të forcojë më tej mbrojtjen holistike dhe sistematike të trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe do të përmirësojë kapacitetin dhe standardet e ruajtjes./kb