Mediat e huaja: Trump i kërkon Ukrainës të bombardojë Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus. Trump madje duke e pyetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëse ai mund ta godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi, raportoi të martën Financial Times, duke cituar njerëz të informuar mbi diskutimet.

Duke cituar dy persona të njohur me bisedën midis Trump dhe Zelensky, kjo media shkruan se presidenti amerikan e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse mund të godiste objektiva ushtarake thellë brenda Rusisë nëse ai ofronte armë të afta për ta bërë këtë. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të mediave të huaja për koment.

“Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën?… A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?” tha Trump, sipas Financial Times.

Lajmi vjen ndërsa Trump duket se po përmirëson raportet me Ukrainën pas muajsh të tërë marrëdhëniesh të trazuara, duke i ofruar armë të përparuara vendit të shkatërruar nga lufta nëpërmjet një marrëveshjeje me NATO-n dhe duke e kërcënuar Rusinë me “tarifa të ashpra” nëse Putin nuk pranon një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh. m.p.

Të fundit

Alarm në Dukat! Zjarri rrezikon Parkun e Llogarasë, 100 forca në luftë me flakët

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por...

Klodiana Lala flet për atentatin ndaj familjes së saj: Më vranë aludimet se e sajova

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin “The Dalina Show” në Andale Media, ku foli hapur për atentatin me kallashnikov ndaj shtëpisë së prindërve të...

Marrëveshja/ Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia?

Qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për një periudhë të caktuar kohe, tashmë mund të përfitojnë pension nga shteti italian, në...

Izraelitët e Big Shopping Centers do hyjnë në Shqipëri

Grupi i biznesit nga Izraeli, Big Shopping Centers, do të hyjë në tregun shqiptar, në një ndërmarrje të përbashkët me grupin shqiptar të biznesit...

Trump dha sinjal për ta ‘arrestuar’, përgjigjet Obama

Akuzat e ish-presidentit Donald Trump ndaj Barack Obamës për tradhti dhe kryengritje janë cilësuar si “të çuditshme” dhe “qesharake” nga zëdhënësi i ish-presidentit demokrat....

Lajme të tjera

Web TV