Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do të dëmtohej nga një plan i veçantë i BE-së për ta ndalur gradualisht gazin rus.

Komisioni Evropian kishte deklaruar të publikuar nga zyra e kryeministrit sllovak, Robert Fico, se do të punonte për t’i adresuar shqetësimet e Sllovakisë, duke u përpjekur të hapte rrugën për një marrëveshje për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Përfaqësuesi i Sllovakisë në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën kishte për detyrë të kërkonte shtyrjen e votimit të planifikuar për sanksionet, tha Fico në një deklaratë.

“Koalicioni qeveritar refuzon propozimin idiot të Komisionit Evropian për të ndalur furnizimin me gaz rus nga viti 2028”, tha Fico.

“Megjithatë, është i gatshëm të bisedojë për garancitë që do t’i ofrojnë Sllovakisë njëfarë sigurie në furnizimin me gaz pas vitit 2028”, shtoi ai.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke folur pas takimit të ministrave të Jashtëm, tha se ndihej “vërtet e trishtuar” që sanksionet nuk u miratuan, duke shtuar se “tashmë topi është në fushën e Sllovakisë”.

Ajo shtoi se ka shpresë se një marrëveshje për sanksionet mund të arrihet të mërkurën.

Sllovakia e ka bllokuar paketën më të fundit të sanksioneve – e cila kërkon miratimin unanim të shteteve anëtare të BE-së – derisa të adresohen shqetësimet e saj lidhur me një propozim të BE-së për të ndalur importet e gazit rus deri më 1 janar 2028.

Sllovakia, e cila vazhdon të importojë energji ruse dhe shpesh mban qëndrime pro-ruse për Ukrainën, argumenton se ndërprerja e gazit rus mund të shkaktojë mungesa, rritje çmimesh dhe tarifash transiti, si dhe kërkesa për dëmshpërblime nga furnizuesi rus Gazprom.

Lexo edhe :  Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Propozimet e BE-së për ndalimin e gazit rus deri më 2028 – me një fazë të ndërprerjes graduale që fillon vitin e ardhshëm – kanë nevojë për mbështetjen e një shumice të përforcuar të vendeve për të kaluar, që do të thotë se Sllovakia nuk mund t’i vërë veton e vetme. m.p.

Të fundit

Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen...

Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Dy shtete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të fuqishme dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kanë shkaktuar...

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë pas...

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi...

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave...

Lajme të tjera

Web TV