Mauricio Sarri ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar. Dhe për këtë ka kryer disa teste mjekësore.
Sarri është trajneri i dytë i Seria A, pas Ivan Juriç, që përfundon në spital. Ky i fundit kishte probleme me frymëmarrjen dhe për këtë u hospitalizua.
Mbetet për t’u mësuar problemi i Sarrit. Kujtojmë se në krye të Lacios u vendos për sezonin e ri, pasi Klaudio Ranieri vendosi të largohej./e.t