Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në Letoni, duke siguruar kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës pas një fitoreje 4-2 ndaj Daugavpils, që rikuperoi humbjen 0-1 të ndeshjes së parë në Elbasan.

Shkodranët hynë në fushë me vendosmëri dhe gjetën golin e parë me Mensah, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm. Por festa nuk zgjati shumë, pasi vendasit reaguan fuqishëm dhe përmbysën ndeshjen me dy gola të shpejtë. Kur dukej se gjithçka po komplikonte sërish për skuadrën kuqeblu, erdhi goli i rëndësishëm i Jagos në fundin e pjesës së parë, i cili e riktheu baraspeshën dhe shpresën për përmbysje.

Në pjesën e dytë, loja u bë më e kujdesshme, me Vllazninë që kishte vështirësi për të qenë e rrezikshme përpara portës. Por gjithçka ndryshoi në minutat e fundit, kur në skenë doli talenti Dodaj. Fillimisht, ai shënoi golin që i dha avantazhin skuadrës shqiptare në rezultat të përgjithshëm, për të qenë më pas protagonist edhe me një asist perfekt për Malën, i cili vulosi fitoren dhe përmbysjen 4-2.

Një sukses i madh për Vllazninë, që tregon forcën e karakterit dhe besimin deri në fund, duke siguruar një kualifikim të merituar në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku do të luajë me Vikingur Reykjavik. m.p.

Të fundit

‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Nga Britania në SHBA, nga Japonia në Australi e më tej, burra në të 20-at dhe 30-at vazhdojnë të...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri bilancin e punës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,...

Zgjedhjet/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD, certifikohet Elbasani

Certifikohet Elbasani. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Elbasanin, duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin. Ndërkohë pritet edhe vendimi për Durrësit...

Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca, 6 të plagosur

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh....

Një “vjeshtë e nxehtë” e pret Vuçiçin, si ra presidenti në gropën që hapi vetë

Intensiteti i demonstratave, bllokadave, shprehjeve të organizuara të rebelimit kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiçit është ulur ndjeshëm ditët e fundit, por jo propaganda e...

Lajme të tjera

Web TV