Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e teorive konspirative.

Pamje të kapura nga një kamera e vendosur në pronë private pranë qytetit Rachel tregojnë tym të dendur që ngrihet nga zona e klasifikuar pranë Groom Lake.

Zjarri nisi pas një goditjeje rrufeje dhe është zgjeruar nga 8,000 në mbi 35,000 hektarë. Edhe pse zjarri ndodhet rreth 15 milje larg vetë bazës, ai po përfshin një zonë historike ku dikur kryheshin testime bërthamore mbi tokë, Nevada Test Site, tani i njohur si Nevada National Security Site.

Departamenti i Mbrojtjes, që ka nën administrim tokën e Zonës 51 dhe rrethinat, është institucioni përgjegjës për menaxhimin e zjarrit. Ndërkohë, temperaturat e larta dhe lagështia e ulët po ndihmojnë përhapjen e flakëve nëpër bimësinë e thatë dhe pyjet me pishë dhe dëllinjë.

Megjithëse autoritetet konfirmojnë se nuk ka ndërtesa të kërcënuara dhe nuk janë urdhëruar evakuime.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë përfshirë nga teoritë konspirative, me disa përdorues që pyesin nëse zjarri po përdoret për të fshehur prova pas kërkesave të fundit të Kongresit për të inspektuar bazën sekrete. Një grup vëzhgues, “Skyëatch Signal”, postoi në X: “S’po them gjë tjetër, vetëm që ishin alienët.”/kb

Të fundit

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë gati për takim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe...

Lajme të tjera

Web TV